Policët kanë kapur të martën në Kassel një shqiptar 20 vjeçar i cili në qesen me fruta kishte fshehur gjysmë kilogrami drogë të tipit heroinë. Siç bën të ditur për mediat gjermane një zëdhënës policie, i riu po qëndron nga e mërkura në burgun për hetime, shkruan focus.de.
Policëve u kishte rënë në sy i riu që po ecte rrugës me kufje në vesh duke dëgjuar muzikë. Duke i pasur veshët të zënë ai fillimisht nuk i kishte vënë re fare policët. Vetëm pasi që e prekën, ai reagoi i frikësuar, transmeton albinfo.ch. Pas kontrollimit që i bënë, policët shumë shpejt zbuluan arsyen e frikës së tij: në shportë gjendej një mollë, një portokall, një rrotë letrash kuzhine dhe nën këto disa qese të vogla në të cilat shihej fare qartë heroina.
I riu shqiptar i cili pas kësaj u arrestua, po qëndronte në Gjermani pa letra. Kështu, ai tash duhet të përgjigjet për tregti ilegale me heroinë dhe për qëndrim ilegal.