Është vetëm 17-vjeçar, por është jashtëzakonisht i talentuar dhe një lider i lindur. Andi Zeqiri po dëshmon aftësitë e tij te skuadra e të rinjve të Juventusit, shkruan albinfo.ch.
Ai tashmë ka bindur edhe trajnerin e tij, Fabio Groso, i cili tashmë llogarit shumë në Zeqirin, i cili ka lindur në Zvicër.
Andi erdhi nga skuadra zvicerane, Losanna dhe me shumë mundësi bardhezinjtë do ta blejnë atë.
Në takimin e fundit për Juventus U-19, ai ka bërë një asistim dhe ka shënuar dy gola ndaj Cremoneses, duke u treguar kështu një lider i vërtetë.