Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin danez. Edhe pse Avdijaj është 25-vjeçar, ai ka përvojë edhe jashtë Zvicrës, pasi që ka luajtur edhe për ekipe të tjera, si Debrecen, Vaduz dhe ekipin e dytë të Wolfsburg-ut.
Sipas zyrtarëve të klubit Viborg, Albion Avdijaj do ta mbartë fanellën me numrin 9 të ekipit danez.
Gjithashtu edhe vetë lojtari Avdijaj në profilin e tij zyrtar Facebook ka bërë të ditur se ka kaluar në ekipin Viborg. /albinfo.ch.