Një shtetas shqiptar po mbahet në paraburgim pasi policia greke e akuzon atë se ka keqtrajtuar seksualisht vajzën e tij 7-vjeçare.
Ngjarja shokuese është zbuluar pasi nëna e vajzës e kishte dërguar atë në pediatri. Pas vizitës vajza u dërgua urgjentisht në spitalin e fëmijve në Athinë, ku mjekët konstatuan se ajo ishte përdhunua e për këtë ajo u desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale.
Sipas mediave shqiptare, drejtori i klinikës së kirurgjisë, arriti të mësonte se përdhunuesi ishte vetë babai i saj dhe për këtë e paraqitit 36 -vjeçarin në polici që qoi edhe në arrestimin e tij. Ai po mbahet në paraburgim në burgun e Tripolit, derisa të gjykohet çështja e tij.