Enris Qinami, studimet e para për muzikë klasike.i mori në Shqipëri dhe i vazhdoi në Francë
Por, në një event në Francë, Enrisi ka zgjedhur të bëhet përfaqësues i muzikës tradicionale shqiptare.
Me një instrument muzikor krejt të veçantë si sharkia, me elementë të sazes dhe këngët me tekste shqip, ai është i vetmi përfaqësues që interpreton e kultivon këtë lloj muzike për publikun francez.
Ai është shprehur se muzika e mirëfilltë shqiptare është vlerë e rrënjëve tona.
“Muzika tradicionale është një shikim në pasqyrë e vetvetes. Ajo ruan memorien kolektive në disa forma: së pari në tekstet dhe së dyti në melodi”, tha Enrisi.
Duket se artistët shqiptarë janë ambasadorë të kulturës në vendet ku jetojnë dhe punojnë dhe Enris Qinami është një i tillë, duke na përfaqësuar në Francë dhe shumë vende të tjera të Evropës. /Albinfo.ch.





