Sonte fillon Kampionati Evropian i basketbollit, që do të mbahet në katër shtete, raporton albinfo.ch.
Në këtë Evropian do të luajë edhe shqiptari i vetëm. Ky është Kenan Spahiu, apo Sipahi siç e ka mbiemrin tani. Ai do të paraqitet për Turqinë, që është njëri nga shtetet organizatore.
Kenani ka lindur në Prishtinë, ku mori edhe hapat e parë në basketboll, derisa më pas shkoi në Turqi, ku u formua si lojtar, dhe duke luajtur në skuadra të mëdha, njëra ndër to edhe Fenerbahçe.
Ndeshja e parë e Turqisë do të jetë më 1 shtator kundër Rusisë, derisa në këtë grup janë edhe Britania e Madhe, Serbia, Letonia dhe Belgjika.


