Wilson Kokalari u lind në Gjirokastër dhe vjen nga familja e shquar Kokalari. Wilson-i ishte vetëm një vjeç e gjysmë, kur e gjithë familja e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka qenë shqiptari i parë që ka marrë pjesë në misionin e rëndësishëm “Apollo 11”.
Si inxhinier, Wilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin Apollo 11. Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së Apollo 11, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike. Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes”, shkruhet në faqen e Ambasadës Amerikane.