Klubi Shkëndija e Ernest Gjokës barazoi me rezultatin 2-2 ndaj kryesuesve të Vardarit në “derbin” që duket se prodhon gjithmonë polemika.
Në çdo ndeshje, edhe kësaj here, nuk kanë munguar thirrjet raciste të tifo-grupit të Vardarit “Komiti” ndaj shqiptarëve.
Thirrja “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dëgjoheshin të brohorisnin maqedonasit në rrugët e qytetit gjatë marshimit për në stadium, si dhe brenda tij.
Pavarësisht tragjedisë së madhe që përjetoi Shqipëria për shkak të tërmetit, ku humbën jetën 51 persona, kjo nuk i ka sensibilizuar aspak tifozët e Vardarit, që kanë bërë një gjest shumë të ulët, përcjell albinfo.ch.