Një tjetër futbollist shqiptar premton shumë për të ardhmen. Është ky Arianit Ferati, i cili luan për Gjermaninë U-20, shkruan albinfo.ch.
Ai madje shënoi golin e vetëm për Gjermaninë në humbje ndaj Zvicrës 2:1.
19-vjeçari ka lindur në Gjermani dhe ka prejardhje nga Kosova. Arianiti luan tek klubi Fortuna Dusseldorf, ku është huazuar nga klubi i Hamburgut.
Ai ka qenë pjesë e të gjitha kategorive të Gjermanisë, derisa luan në pozitën e mesfushorit.