Vetëm të jesh në stadiumin ku takohen kolosët: Reali me Barcelonën është një ëndërr për të gjithë. Ndërsa bashkatdhetari ynë, Gjon Bisaku, i cili jeton në Hamburg të Gjermanisë, ka shkuar një hap më tej: ai ka qenë i ftuar nga krerët e klubit të Real Madridit në stadiumin në fjalë për të shikuar ndeshjen “El Classico”. Për më tepër Gjoni ka edhe një rrëfim interesant që lidhet me këtë vizitë…
Ja rrëfimi i tij për albinfo.ch.
“I ftuar nga kryesia e lartë e Real Madrid per `El Clasic`o ishte një moment emocional kur unë funksionarit të lartë të Real Madridit, Jose Manuel Otero Lastres ia dhurova një libër të Ismail Kadaresë në gjuhën spanjolle. Siç e tregojnë edhe fotografitë në vijim, ai u gëzua shumë dhe më falënderoi. Unë e shfrytëzova rastin që t`i flisja për popullin shqiptar gjegjësisht për virtytet e tij të larta”, thotë Gjon Bisaku për albinfo.ch
Gjoni është bërë i njohur në opinion in tonë dhe më gjerë për angazhimin e djemve të tij të vegjël në skenën e futbollit ne Gjermani dhe më gjerë.





