Një 36-vjeçar u gjet i vdekur në një burg të Greqisë.
Raportohet se shtetasi shqiptar është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Agias në Hania, sipas mediave greke.
Në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja dhune. Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore.