Një shqiptar në Australi me një gjest human ka bërë bujë në mediat vendore. Raportohet se një grua aksidentalisht ka harruar çantën e saj me 6250 dollarë në një tren, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se gruaja pensioniste nga Sydney, En Huynh, kishte tërhequr më shumë se 6 mijë dollarë nga kursimet e saj, por kishte humbur çantën në një tren, raporton “7 News Sydney”.
Ajo kishte kursyer pensionin e saj për një vit për të paguar gurin e varrit të bashkëshortit të saj.
Megjithatë, për fatin e saj të mirë shqiptari Adem Gashi e gjeti çantën dhe e bëri misionin e tij ta kthente atë.
Gashi me anë të rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se pas paraqitjes së rastit, kanë gjetur adresën e gruas dhe ia ka kthyer çantën me gjithë paratë.
Adem Gashi ka treguar se kishte gjetur çantën dhe brenda saj edhe mbi 6 dollarë, dhe vendosi t’ia kthejë pronares, e cila e ka falënderuar shumë, derisa gjesti është lavdëruar shumë edhe në Australi.