Boksieri shqiptar, Florian Marku ka arritur të fitojë me nokaut në raundin e katërt ndeshjen ndaj Chris Jenkins.
Me këtë fitore në Njukasëll të Britanisë së Madhe, Marku vazhdon të mbetet kampion botëror që prej shtatorit 2021.
Fitorja e së shtunës është e 12-ta për të në boksin profesionist dhe e 8 me nokaut.
Deri tani, Florian Marku nuk ka asnjë humbje në boks ndërsa si rezultat ‘negativ’ ka vetëm një barazim me pikë/euronews