Piloti belg, Xhon Fransua Heno 34-vjeçar solli familjen shqiptare në aeroportin e vogël “Headcorn” në jug te Anglisë, por më pas u ndaluan nga autoritetet britanike, transmeton Top-Channel.
Piloti belg është arrestuar dhe është nxjerrë para gjykatës me akuzën se ka ndihmuar për hyrjen ilegale të emigrantëve shqiptarë ne Britani.
Kohet e fundit vihet re një shtim i konsiderueshëm i shqiptareve qe po vijnë në Britani, shumica fëmijë nën moshën 18-vjeçare ose te rinj që pretendojnë se janë nën këtë moshë, nisur nga fakti se kjo është kategoria që nuk riatdhesohet deri në moshën madhore dhe u jepet leja e qëndrimit qofte edhe e përkohshme.
Shumica e tyre kërkojnë azil për shkak te gjakmarrjes në Shqipëri. Po ashtu shtim të rasteve ka edhe për gratë dhe vajzat me arsyetimin se janë të trafikuara.
Ndërkohë një numër jo i vogël vijnë dhe qëndrojnë ne të zezë. Lëvizja pa viza në Zonën e Shengenit në shtetet në kufi me Britaninë dhe kriza në Eurozonë mendohet se janë faktorët nxitës të orientimit të shqiptarëve drejt ishullit britanik.