Dy persona janë ndaluar në Leposaviqi nga njësiti policor, pasi që të dy po transportonin shalqinj, për të cilët nuk posedonin dokumente përcjellëse, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, rasti i parë ka qenë ndalimi i një kombi me targa të Serbisë që drejtohej nga i dyshuari serb, ku gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti po bartte shalqinj (1800 kg) pa dokumentet përkatëse.
Ndërsa, tjetri rast ka qenë ndalimi i kombit që po drejtohej nga një shqiptar, i cili gjithashtu po transportonte shalqinj (2000 kg), po pa dokumente përcjellëse. Me vendim të prokurorit, mjetet me mallra janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë, përcjell albinfo.ch.