Natën në mes të të premtes dhe të shtunës në Klausen të Tirolit jugor (Itali) ka ndodhur një aksident i rëndë, me ç`rast një shqiptar ka humbur jetën nën rrotët e trenit.
Siç ka njoftuar një nëpunës i hekurudhave, tashmë i ndjeri, një shtetas 30 vjeçar i Shqipërisë, ishte duke ecur mbi binarë në drejtim të lokalitetit Brixen kur është goditur nga një tren mallrash. Lokomotivisti e kishte vënë re në kushte të errësirës njeriun që po ecte mbi binarë por meqë ishte shumë afër, nuk kishte mundësi të ndalonte trenin me kohë.
I godituri nga treni ka vdekur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Mbetet e paqartë arsyeja përse ai nuk e kishte dëgjuar trenin që po afrohej. Prokuroria Shtetërore eBozen-it (Bolzano) ka urdhëruar fillimin e hetimeve lidhur me rastin. Trafiku hekurudhor si pasojë e aksidentit, ka qenë i bllokuar për rreth dy orë.
Aktualisht nuk ka informata më të hollësishme rreth aksidentit.