Është bërë e ditur se futbollisti me prejardhje shqiptare, Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Leipzigut në Bundesligën gjermane.
Informacionet e fundit tregojnë se 16-vjeçari është shpërblyer me kontratë profesionale, pasi tregoi sukses dhe shkëlqeu me grupmoshat e reja.
Sipas statistikave, në 14 ndeshje për grupmoshat U17 të Leipzigut, ai ka shënuar katër gola dhe një asistim.
Po ashtu, Mehmeti ka zhvilluar edhe dy ndeshje për grupmoshat U17 për Kombëtaren e Gjermanisë.
Mediat gjermane shkruajnë se Ibrahimi po del të jetë një mjeshtër i vërtetë nga gjuajtjet e lira, përcjell albinfo.ch.