Sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, ukrainasit janë të vetmit më të refuzuar përpara shqiptarëve.
Faktikisht, disniveli midis ukrainasve dhe pjesës tjetër është i madh. Janë 56 mijë e 370 refuzime, që kanë shkuar në dëm të ukrainasve.
Shqiptarët vijojnë me 13 mijë e 315 refuzime. Ndër vendet e rajonit, ky është numri më i lartë.
Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, Bosnjë dhe Hercegovina ndjek me 8 mijë e 145 refuzime, Serbia me 7 mijë e 210 dhe Maqedonia e Veriut me 2 mijë e 415.
Më gjerë, moldavët janë refuzuar 10 mijë e 150 herë. Bjellorusët, edhe pse të sanksionuar, janë refuzuar 5 mijë e pesë herë. Rusët ndjekin me 4 mijë e 340 të refuzuar, turqit me 3 mijë e 760, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë, një numër shumë të lartë të refuzuarish jashtë kontinentalë, janë ata brazilianë me 2 mijë e 775 të tillë.
Pavarësisht numrit të lartë të ukrainasve jo të pranuar, ka një rënie krahasimore midis vitit 2019 dhe 2020. Nga 66 mijë në 2019-ën, shifra ka rënë në 56 mijë e 370 në 2020-ën.
Për sa u përket vendeve të BE-së që refuzojnë më së shumti, Hungaria zë vendin e parë, me 26% të totalit të refuzimeve. Polonia ndjek me 20% të refuzimeve. 11% e totalit vjen nga kroatët dhe 43% ndahet midis shteteve të tjera.
Në bazë statistikore po nga Eurostat, shqiptarët janë ndër vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në dhjetëvjeçarin e fundit. Rreth 200 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së gjatë viteve 2010-2019.