Dje, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni u organizua një ceremoni çaji në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Artistëve, shkruan albinfo.ch.
Ishte vërtet kënaqësi të vëzhgohet entuziazmi i madh i shfaqur nga komuniteti japonez, pasi ata shprehën interes të sinqertë për kulturën shqiptare të Kosovës dhe për artin e veçantë të ceremonisë së çajit, shkruan ambasada.
Në këtë mbledhje u prezantuan edhe veshjet kombëtare të Kosovës, duke pasqyrurar vlerat e trashëgimisë shqiptare japanëve, e po ashtu edhe një tavolinë me ushqime të lehta, duke përshkruar mikpritjen kosovare, e cila shquhet në gjithë botën.






