Më 13 maj në Schwamendigen të Cyrihut do të organizohet Festa e Pranverës, ku do të marrin pjesë shumë shoqata të qytaterëve me prejardhje të huaj, të cilat do të prezantojnë kulturat e tyre.
Shoqata të ndryshme të të huajve, me kultura të ndryshme çdo vit organizojnë Festën e Pranverës, shkruan albinfo.ch. Në mesin e tyre janë edhe shoqatat e shqiptarëve.
Ka shumë vjet që «Festa e Pranverës» në Schwamendigen në Cyrih është bërë festë me tipare tradicionale, e cila krijon mundësi për të njohur më mirë botën dhe veten.
Kur jemi te pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë festë, SHKA “Plisat” nga Dübendrorfi do të prezantohen sivjet me valle kombëtare dhe me kuzhinën shqiptare.
Shikoni programi: https://www.fruehlingsfest-mosaik.ch/