Për shqiptarët e Luginës së Preshevës ka ende një shpresë se mund të përfaqësohen me një deputet në Parlamentin e Serbisë.
Kjo pasi Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi ka vendosur 28 prillin si ditën e rivotimit në njësinë numër 6 në fshatin Tërnoc, të Bujanocit.
Kjo njësi ka 1 089 votues të regjistruar, ndërsa listës “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” i duhen rreth 600 vota për të fituar një deputet.