Edhe këtë vit shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut po u bashkohen festimeve për Festën e Flamurit në Tiranë. Udhëtarët janë shprehur se i kanë traditë udhëtimet drejt Tiranës për festën e Pavarësisë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Vijm prej Shkupit për në Tiranë, na ka ngel traditë prej 2012-ës. 28 Nëntorin e festojmë, edhe 17 shkurtin në Kosovë. Urojmë të vijë dita të bashkohemi në të ardhmen”, u shpreh një nga qytetarët.
Lëvizja në kufi është bërë me procedurë të thjeshtuar, duke shmangur radhët. Atmosfera e Festës së Flamurit është ndierë edhe në të dy anët e kufirit në Morinë, me vendosjen e flamujve kombëtarë.
“Vijmë nga Suhareka, me familjen komplet po ikim në Tiranë me festu. Ishalla veç me gëzime!”, u shpreh një tjetër.