Fitorja e Shqipërisë në Kampionatin Evropian kundër Rumanisë, pas shpërthimit të euforisë së tifozëve shqiptarë, ka sjellë deri të ndërhyrja e Policisë në Linz të Austrisë. Pas suksesit 1:0 të kombëtares shqiptare, sipas policisë rruga e Wienerstrasse në Linz ishte “pushtuar” nga rreth 200 persona gjatë mëngjesit të së hënës, raporton gazeta austriake “heute”, përcjell “albinfo.ch”.
Spontanisht ishin mbledhur fansat shqiptarë duke bërë xhiro me veturat e tyre në rrugën Wienerstrasse.
Me bori dhe thirrje e brohoritje gëzimi ata qarkullonin në rrugët kryesore. Por gjithçka nuk shkoi siç duhet. 11 vetura të policisë u desh të dilnin në rrugë dhe në mes këngës e brohoritjeve bllokuan rrugët për rreth një orë.
Nuk pati të lënduar megjithatë u ndanë shumë dënime për pengim të rregullit e qetësisë.