Mbrëmje shqiptaro-zvicerane në shtetin helvetik, shoqëruar me ushqime tradicionale shqiptare dhe në fund një duartrokitje për rezultatin „miqësor“!
Në përballjen e përfaqësueses së Kosovës me atë të Zvicrës, rezultati përfundimtar ishte miqësor, ashtu siç ishte edhe organizimi i Shoqatës Kulturore shqiptare në Fricktal, thuhet në një postim në Feisbuk të kësaj shoqate.
Ishin të pranishëm dhjetëra shqiptarë, burra, gra e fëmijë në këtë takim miqësor shqiptaro-zviceran, në të cilin, para ndeshjes së përfaqësueseve u shtrua një Appero me ushqime tradicionale shqiptare. Ato u pëlqyen tej mase nga të pranishmit, shqiptarë e zviceranë.
I gjithë organizimi kaloi ashtu siç mund të dëshirohet, me pak fjalë ishte mbrëmje hareje dhe gëzimi.
„Mysafirët“ zviceranë u shprehën të kënaqur me organizimin si dhe me ushqimet tona tradicionale. Në fund, organizatorët morën shumë komplimente dhe urime prej tyre.



