Shqipëria ka barazuar pa gola me Kazakistanin në udhëtim në kuadër të Ligës së Kombeve.
Megjithëse kishin disa raste të mira shënimi, kuqezinjtë nuk arritën të shënojnë dhe u pajtuan me një pikë nga kjo përballje, shkruan albinfo.ch.
Shqipëria ka katër pikë aq sa ka edhe Kazakistani në Grupin 3 të Ligës C. Nga tri pikë kanë Bjellorusia dhe Lituania që do të përballen sonte në mbrëmje.
Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është ndaj Lituanisë në udhëtim më 14 tetor.