Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë u ka kërkuar futbollistëve të Kombëtares të dorëzojnë pasaportat diplomatike.
Përmes një letre drejtuar FSHF-së, MPJ u kërkon dorëzimin e pasaportave diplomatike nga futbollistët e Kombëtares shqiptare që morën pjesë në finalet e Kampionatit Europian më 2016.
Nga ajo që thuhet në letrën dërguar FSHF-së, futbollistët e Euro 2016 mund t’i përdorin këto pasaporta diplomatike deri më 30 qershor 2021.