Një anije e Shqipërisë që po lundronte në Detin Egje ka shpëtuar 36 afganë të cilët po përpiqeshin të arrijnë në Greqi, raportojnë mediat kosovare.
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shkroi në Twitter se nëntëmbëdhjetë fëmijë afganë, tetë gra dhe nëntë burra u shpëtuan nga anija shqiptare “Oriku”, dhe në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Kufijve (Frontex) u janë dorëzuar autoriteteve lokale.
36 shtetas afganë u shpëtuan nga anija “Oriku” e Forcës sonë Detare gjatë patrullimit në detin Egje. Ekuipazhi shqiptar pikasi gomonen ku gjendeshin 19 fëmijë, 8 gra e 9 burra dhe në bashkëpunim me Frontex ia dorëzuan autoriteteve lokale. Krenare për detarët tanë!⚓ pic.twitter.com/gCbA03Jxty