Sipas të dhënave të fundit për muajin Gusht 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Gusht 2018 janë: Franca 472,8 %, Gjermania 14,1 %, dhe Hollnda 143,2 %.
NSTAT bën të ditur se, gjatë këtij tetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 19,7 %, Gjermania 5,9 %, dhe Kina 7,0 %.
Për sa i përket importit, në muajin Gusht 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Gusht 2018 janë: Italia 3,6%, Kina 18,2 % dhe Turqia 15,2 %, shkruan Agjencia Telegrafike e Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.