Është bërë e ditur se një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Richter lëkundi vendin në fillim të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se lëkundja është regjistrur me epiqendër detin Adriatik, rreth orës 03:53 me një thellësi prej 10 km.
Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm shkundi vendin vitin ekaluar, më 26 nëntor, e si pasojë humbën jetën 51 persona.
Sipas sizmologëve, pasgoditjet do të vazhdojnë dhe janë fenomen normal pas një tërmeti të fortë si ai i 26 nëntorit. /Albinfo.ch.