INSTAT në publikimin e fundit njofton se prodhimi i mjaltit dhe i nënprodukteve të tij ka filluar të zërë terren çdo ditë e më shumë jo vetëm në konsumin vendas, por edhe në eksport.
Sipas të dhënave të INSTAT, prodhimi i mjaltit ka shënuar një rritje me 8,9 % gjatë 2018-ës, transmeton albinfo.ch.
Llojet më të rëndësishme të mjaltit që prodhohen në Shqipëri, sipas agjencisë shtetrore të lajmeve, janë mjalti i Zadrimës që është prej rajonit të Lezhës.
Mjalti që prodhohet në Pukë ka vlera të larta ushqyese, si pasojë dhe e natyrës dhe diversitetit të bimëve medicinale që gjenden në zonë.