Falë investimeve të kryera jo vetëm përgjatë bregdetit, por edhe në infrastrukturën rrugore ndërlidhëse, tashmë turistët e huaj pas aventurave të tyre po e sugjerojnë Shqipërinë edhe te miqtë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, publikoi sot ftesën e bërë për miqtë e tyre nga dy blogerë holandezë për të vizituar Shqipërinë turistike.
“Me 10 ditët e pushimeve në Shqipëri që nga turizmi malor në Theth deri në plazhet e Ksamilit, dy nga blogerët më të njohur në Holandë, Hannah dhe Nick, i ftuan ndjekësit e tyre për t’i vizituar këto bukuri. Destinacioneve që ata sugjerojnë tashmë iu shtua edhe Shqipëria”, u shpreh Kumbaro në rrjetet sociale.
Sipas të dhënave të INSTAT, mbi 1.6 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar në periudhën janar-maj.
Video:
http://www.facebook.com/watch/?v=3250569301936798