‘Shqipëria, Princesha e re e Lindjes’. Kështu shkruhet në revistën PARIS VOUS AIME, që shpërndahet për turistët e huaj në dy aeroportet franceze, Paris-Charles de Gaulle and Paris-Orly,.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga shkrimi i kësaj reviste.
Rama thekson se kjo është surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë, duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike.
“ALBANIE LA NOUVELLE PRINCESSE DE L’EST ose surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike, prej zonave të mbrojtura të Shkodrës deri në plazhet e Sarandës, Qafën e Pazarit në Gjirokastër, hotelet e ngrohta të Korçës, kantinat e Beratit e plot shije të tjera të Shqipërisë turistike”, shkruan Rama.