Bullgaria dhe Rumania janë vendet, anëtare të reja të BE-së, në të cilat është regjistruar rritje e investimeve të huaja direkte më 2013. Kështu thuhet në Institutin Ndërkombëtar për studime ekonomike në Vjenë, transmetojnë mediet bullgare.
Rumania ka shënuar rekord në rritjen e investimeve të huaja më 2013 në krahasim me vitin 2012. Vitin e kaluar në këtë vend kanë hyrë 2.7 miliard euro. Bëhet fjalë për një rritje për 27.4 për qind. Vitin e kaluar investimet direkte në Bullgari arritën 1.09 miliard euro, që është një rritje prej 2.1 për qind.
Ekspertët e Institutit të Vjenës presin më 2014 rritje të investimeve direkte në të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Ndërsa sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria prin me investime direkte të huaja që mbërrijnë gati 1 miliard, ose sipas Institutit të Vjenës, 923 milionë euro, pastaj vjen Serbia me 779 milionë euro, Mali i Zi me 337 milionë euro, Bosnjë Hercegovina 300 milionë euro, Kosova me 259 dhe Maqedonia me 251 milionë euro.