Shqipëria po merr pjesë në panairin ndërkombëtar A+A 2025 në Dyseldorf, Gjermani – ngjarjen më të madhe në botë kushtuar veshjeve të punës, veshjeve mbrojtëse dhe veshjeve speciale, përcjell albinfo.ch.
Në këtë edicion, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka organizuar një pavijon kombëtar, ku pesë kompani shqiptare po prezantojnë produktet e tyre “Made in Albania” përballë mijëra vizitorëve dhe bizneseve ndërkombëtare.
Interesi për prodhuesit shqiptarë ka qenë i lartë, me zhvillimin e takimeve B2B që po krijojnë mundësi konkrete për partneritete dhe bashkëpunime me kompani nga vendet e Bashkimit Europian.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë panair prestigjioz thekson potencialin dhe cilësinë konkurruese të industrisë shqiptare, si dhe përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit evropian.