Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “ITB Berlin” po vazhdon të mbahet, ku po marrin pjesë 187 shtete të ndryshme, në mesin e tyre Kosova, por edhe Shqipëria. Ky Panair është hapur më 8 mars, kurse do të mbahet deri më 12 të po këtij muaji.
Shqipëria kësaj radhe po prezantohet me një stendë prej 120 metrave katror, ku një numër i madh vizitorësh po vazhdojnë ta frekuentojnë hapësirën shqiptare, raporton “TCH”.
Vende si Gjermania, Sllovenia, Zvicra, Polonia e të tjera janë interesuar për mundësitë e organizimit nga ana e Shqipërisë të tureve familjarizuese me media dhe operatorë turistikë me këto vende, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu edhe shumë media kanë vizituar stendën e Shqipërisë, duke u njohur për së afërmi me mundësitë e turizmit që ofron Shqipëria.