Të pavaksinuarit në Shqipëri rrezikojnë të mos lejohen në mjedise publike. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai bëri apel për vaksinim të të gjithë të pavaksinuarve, përndryshe do të ketë kufizime deri në moslejimin në ambiente publike.
“Të pavaksinuarit të vaksinohen një orë e më parë për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësive të aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë”, ka shkruar Rama në Facebook.