Kombëtarja shqiptare ka arritur të barazojë në minutat e fundit.
Klaus Gjasula në minutën e 95-të goditi saktë për t’ia siguruar pikën e madhe Shqipërisë në ndeshjen ndaj Kroacisë.
Ndeshja e së mërkurës pasdite në Hamburg përfundoi 2:2.
Shqipëria kishte epërsi 1:0 e më pas Kroacia kaloi në avantazh prej 2:1. Por në fund pikët u ndanë dhe kështu si Shqipëria, ashtu edhe Kroacia mbesin në garë për avancim tutje.
Të dy përfaqësueset e kanë vetëm nga një pikë në Grupin B të Evropianit në Gjermani.