Shqipëria me këngëtaren e saj, Lindita Halimi nuk kanë arritur që të kalojnë në finale të Eurovisionit, shkruan albinfo.ch.
Linda me këngën e saj ‘World’ është vlerësuar pozitivisht, megjithatë pas numërimit të votave në mbarë Evropën, nuk ka arritur që të shkojë në finale të kësaj gare.
Finalja e madhe do të mbahet gjithashtu në Kiev të Ukrainës më 14 maj.
Shtetet që kanë shkuar tutje nga gjysmëfinalja e parë janë: Moldavia, Azerbajxhani, Greqia, Suedia, Portugalia, Polonia, Armenia, Australia, Qipro dhe Belgjika.
Suksesi më i madh i Shqipërisë mbetet me Rona Nishliun, e cila kishte zënë vendin e pestë