Shqipëria është një prej debutueseve në “Euro 2016” dhe një prej skuadrave më pak të kuotuara, por në Francë, kuqezinjtë do ta shesin shtrenjtë “lëkurën”. Ky është edhe opinioni i prestigjiozes “ESPN”, përcjell albinfo.ch, që theksonte se pavarësisht koeficientit 500 që Kombëtarja shqiptare ka për ta fituar turneun dhe gjasat që kjo të ndodhë janë minimale, e sigurt është që përpara se vera të përfundojë, Shqipëria mund të shkaktojë një, apo edhe dy surpriza.
Me gjithë golin e pësuar pas vetëm 56 sekondave lojë në miqësoren ndaj Katarit, sipas “ESPN” skuadra e drejtuar nga Gianni de Biasi ka potencialin që të tronditë evenimentin më të rëndësishëm evropian.
Një përfundim logjik, pas surprizave që Shqipëria ka shkaktuar në rrugën e saj drejt Euro 2016. Nga fitorja e vitit 2014 në Portugali, për të vazhduar me Francën në vitin 2015. Vendi i dytë në Grupin I kualifikues dhe bileta direkte për në turneun në Francë ishin rezultat i një ecurie fantastike.