Qysh në fillimin e ndeshjes mes Shqipërisë e Çekisë, kombëtarja kuqezi ka nisur me sulm duke shënuar edhe golin e parë.
Në minutën e ’10-të të ndeshjes ishte lojëtari i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ai i cili shënoi golin, duke e kaluar skuadrën shqiptare në epërsi.
Teksa u duartrokit nga publiku, Asani vendosi në kokë një plis.
Pas pushimit të pjesës së parë Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arritur të ngrisë rezultatin në tabelë ndaj Çekisë.
Ishte Taulant Sefero ai që shënoi golin për skuadrën e kombëtares shqiptare në minjtat e parë të pjesës së dytë duke ngritur kështu epërsinë në 2:0
Ndërsa në minutën e ’72-të të ndeshjes ishte sërish Taulant Seferi ai që shënoi golin e 3-të duke shënuar kështu rezultat 3:0 në favor të Shqipërisë.
Ndërkohë në stadium dëgjoheshin vazhdimisht edhe thirrje të tifozëve ‘UÇK’