Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë bën të ditur se të gjitha shërbimet konsullore që deri tani ofroheshin në përfaqësitë konsullore/diplomatike, duke filluar nga data 1 maj 2017 do të jenë të disponueshme vetëm online, nëpërmjet kësaj platforme: http://www.punetejashtme.gov.
Shërbimi Konsullor Online (SHKO), është projekt i realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili sjell ndryshime në mënyrën e ofrimit të shërbimit për shtetasit shqiptarë në botë. Kjo platformë vjen edhe si rezultat i angazhimeve të ndërmarra pas zhvillimit të Samitit të Diasporës për jetësimin e nismës “Ofrimi i shërbimeve më cilësore për Diasporën”.
Ky projekt i sapolansuar ofron procedura të automatizuara dhe gjithashtu dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore dhe regjistrave elektronikë (gjithsej 36 shërbime unike) dhe sigurinë më të lartë.
https://www.youtube.com/watch?