Rreth 14 kompani shqiptare që fokus kanë eksportimin e produkteve bujqësore, morën pjesë në panairin e bujqësisë të zhvilluar në Beograd të Serbisë.
E pranishme në panair ishte edhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila pas takimit me eksportuesit shqiptarë, theksoi se marrëveshjet e nënshkruara mes vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë ndihmuar sektorin.
“Open Balkan u ka dhënë një shtysë të re eksportuesve tanë. Ata tashmë harxhojnë më pak kohë në pikat doganore”.
Pas panairit, Krifca dhe homologët e saj nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut zhvilluan një vizitë edhe në një magazinë doganore, ku ministrat panë nga afër lehtësitë e procedurave sipas marrëveshjes Open Balkan. Më 21 dhjetor, kryeministrat e të tri vendeve nënshkruan në Tiranë disa marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, ndërsa samiti i radhës pritet të mbahet në Shkup, në shkurt të këtij viti.