Shqipëria për herë të dytë është kualifikuar në një Kampionat Evropian.
Një barazim ndaj Moldavisë në udhëtim 1:1, mjaftoi që kuqezinjtë të festojnë edhe të kualifikohen në Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani.
Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Sokol Cikalleshi nga penalltia në minutën e 25-të, derisa vendasit shënuan në minutën e 88-të, por që ishte vetëm për statistika.
Shqipëria nga shtatë ndeshje grumbulloi 14 pikë, apo katër fitore, dy barazime dhe një humbje.
Ndeshja e ardhshme dhe e fundit për Kuqezinjtë do të jetë më 20 nëntor kundër Ishujve Faroe në Tiranë.
Hera e vetme që Shqipëria ishte në Evropian ishte më 2016 në Francë.