Këtë muaj, Shqipëria si vend me histori dhe vend turistik, është vendosur në kopertinën e revistës zvicerane “Migros”, transmeton albinfo.ch.
Revista Migros vë në theks numrin e lartë të turistëve në Shqipëri.
“Që nga viti i kaluar, Shqipëria është në dhjetë destinacionet më të kërkuara online në Zvicër”, shkruan Migros.
Përveç destinacioneve bregdetare, vendet turistike me karakter historik zënë vendin kryesor në artikullin që i kushtohet Shqipërisë.

