Ky në fakt është një vendim i vitit 2018, i cili tashmë është rikujtuar nga Drejtoria e Transportit Rrugor.
Përmes këtij vendimi, Shqipëria po tenton të mbrojë mjedisin nga makinat që nuk plotësojnë standardet e ndotjes, transmeton albinfo.ch.
Rregullat, të cilat janë përcaktuar, parashohin që makinat e reja me 0 km, që të importohen duhet të plotësojnë standardin euro 5, ndërsa mjetet e tjera motorike me 0 km duhet të jenë euro 4 e sipër.
Ndërkohë, sa u përket makinave të përdorura, ato që kanë bërë kilometra në një shtet tjetër, mund të importohen në Shqipëri nëse janë mbi standardin euro 3 dhe jo më të vjetra se 15 vjet, ndërsa kjo vlen edhe për mjetet e tjera motorike të përdorura, si autobusë, kamionë apo motorë.