Pas datës 20 mars në Shqipëri nuk do të lejohet regjistrimi i automjeteve me timon në krah të djathtë.
Kështu ka vendosur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Masa e parashikuar në ndryshimet e reja të Kodit Rrugor synon të ulë numrin e lartë të aksidenteve që shkaktohen nga këto automjete, e që më së shumti janë përplasje ballore me pasojë vdekjen e qytetarëve, transmetojnë lajmin mediet në Tiranë.
Kjo vlen për ato automjete që do të hyjnë dhe regjistrohen për herë të parë, pasi automjetet e tjera ekzistuese do të qëndrojnë deri në një amortizim natyral të tyre.
Ligji bën përjashtim për turistët, të cilët mund të qarkullojnë deri në 6 muaj, ndërsa qytetarët e tjerë që duan të importojnë këto automjete duhet të kryejnë modifikimin e tyre, pasi në të kundërt nuk do të lejohen në hyjnë në territorin shqiptar.