Shqipëria ka pësuar humbje nga Norvegjia me rezultat 1:0, në takimin e zhvilluar në Elbasan, shkruan albinfo.ch.
Golin e vetëm e shënoi Rosted me kokë në minutën e 71-të të ndeshjes. Ai shfrytëzoi një huti në mbrojtje, duke shënuar golin e vetëm në këtë përballje.
Në këtë takim, norvegjezët kishin disa raste të mira shënimi, por kuqezinjtë i shpëtoi portieri Thomas Strakosha.
Në anën tjetër të besuarit e Christian Panucci u shfaqën të rrezikshëm në disa raste.
Keidi Bare dhe Bujar Lika, debutuan për Shqipërinë në këtë ndeshje.