Shqipëria ka pësuar humbje nga Lituania me rezultat 0:1 në “Air Albania” në Tiranë.
Kjo ishte humbja e parë e kuqezinjëve në Ligën e Kombeve këtë edicion pas fitores ndaj Bjellorusisë 0:2, shkruan albinfo.ch.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Kazlaukas në minutën e 51-të pas një gabimi në mbrojtjen shqiptare.
Në këtë grup, Shqipëria, Lituania, Kazakistani dhe Bjellorusia nga tri pikë pas dy ndeshjeve.