Shqipëria është mundur bindshëm nga Skocia në Shkodër me rezultat 4:0, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Golin e parë për skocezët e shënoi Fraser që në minutën e 14-të. Sikur të mos mjaftonte kjo, në minutën e 22-të, kapiteni Mërgim Mavraj ndëshkohet direkt me karton të kuq.
Por, kjo nuk ishte e tëra nga pjesa e parë, pasi skocezët shënojnë golin e dytë në minutën e 45-të me anë të Fletcher nga pika e bardhë.
Mysafirët nuk u ndalën as në pjesën e dytë. Forrest realizoi në minutën e 55-të dhe 67-të për 4:0.
Tifozët në stadium kanë kërkuar shkarkimin e trajneri Christian Panucci.
Shqipëria i përfundon grupet në Ligën e Kombeve në vendin e fundit me tre pikë, derisa Skocia dhe Izraeli kanë grumbulluar nga gjashtë pikë dhe do të luftojnë për vendin e parë.