Tirana ka mbyllur aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve dhe do të vazhdoj garat në kualifikimet e Europa League.
Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur në “Air Albania” me rezultat 0-1 nga Zvezda e Beogradit.
Edhe pse luajtën shumë mirë dhe patën rastet më të mira, Tirana nuk arriti t’i shfrytëzoj dhe serbët shënuan në një nga rastet e rralla.
Tirana goditi shtyllën dhe pati edhe shumë raste të mira por nuk arriti t’i konkretizojë.